Fluksi i pare i turisteve ne pandemi drejt Shqiperise, mbetet Kosova.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot në një intervistë televizive se hapja e kufirit me Shqipërinë duhet të fillojë në mënyrë graduale sipas masave për të lëvizur njerëzit.

Në lidhje me hapjen e kufirit me Shqipërinë në prag të sezonit turistik, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se “unë mendoj se duhet të jetë një koordinim të ngushtë mes dy qeverive, me hapa të planifikuar, të kujdesshëm, por natyrisht të punohet gradualisht drejt hapjes së kufirit dhe lëvizjes së njerëzve në përputhshmëri me kushtet e krijuara”.

Nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama tha se “patjetër ne jemi gati, po presim që të koordinohen në Kosovë të gjithë që të dimë me kë do flasim me kë ta hapim, apo nuk do ta hapim”.