/02/05/2020 -SHBA-ja regjistroi 1 800 të vdekur të tjerë në 24 orë si pasojë e koronavirusit të ri, një bilanc në rënie të lehtë në raport me ditët e mëparshme, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins aktualizuar në vazhdimësi.

Me këto 1 883 të vdekur të regjistruar bilanci total nga epidemia në SHBA është më shumë se 64 700 viktima.

Ky është bilanci më i rëndë në një vend në vlera absolute, por në proporcion me popullsinë e tyre, Belgjika, Spanja, Italia, Britania e Madhe dhe Franca janë vendet më të prekura.

SHBA-ja regjistron gjithashtu numrin më të madh të rasteve të diagnostikuara me COVID-19, me më shumë se 1,1 milionë raste të regjistruara.

Rreth 165 000 persona janë deklaruar të shëruar./