/04/04/2020 Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se edhe 10 persona të tjerë janë shëruar nga COVID-19.

“Lajm i mirë: 10 të shëruar sot”, deklaroi te premten Kryeministri Rama.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke falënderuar mjekët dhe infermierët për punën e palodhur, e ka cilësuar këtë si një lajm të mirë. Manastirliu thekson se të shëruarit ishin pacientë të Infektivit.

“Lajm i mirë 10 të shëruar sot, pjesa më e madhe e tyre, pacientë që po trajtohen në spitalin infektiv QSUT”, u shpreh ministrja, ndërsa falënderon “për punën e palodhur të gjithë mjekëve dhe infermierëve”., – citon ATSH kryeministrin Rama.//R-SR//