/06 Prill, 2020/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ishte sot i pranishëm në Shkodër, ku pa nga afër masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lleshaj tha se masat e marra do të thellohen, ndërsa bëri apel që të shmangen grumbullimet, duke u thënë qytetarëve që të bëjnë maksimumin për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Masat të pjesshme, kemi tregje me shitës e me shumë blerës. Maska të vihet, të kujdesen për veten e dhe tjerët. Do thellohen masat ne Shkodër, Policia do veprojë dhe ju ftoj të përhapni mesazhe sensibilizuese, të evitojmë grumbullimet. S’është koha për ceremoni, as gëzime, jemi në kohë të jashtëzakonshme. Shkodranë, bëni maksimumin, jemi në fazë kritike, kush s’ka punë, të rrijë në shtëpi”, tha Lleshaj.

Shkodra është “vatra e nxehtë” e koronavirusit pas Tiranës, ndërsa deri më tani në Qarkun Shkodër numri i të infektuarve ka shkuar në 48, ndërsa në Bashkinë Shkodër në 44./R-SR//