/18/04/2020// Policia e Vlorës ka arrestuar një 62-vjeçare me iniciale S.S, pasi tentoi t’i çonte kanabis djalit që e ka në paraburgim. Sipas policisë, droga e llojit kanabis ishte vendosur mes ushqimeve që 62-vjeçarja po i çonte djalit të saj.

Njoftimi i Policisë:

Tenton të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit, vihet në pranga nga Policia.

Ditën e djeshme, në ambientet e paraburgimit IEVP Vlorë, shtetasja S. S. ka shkuar për t’i dërguar disa ushqime djalit të saj, i cili vuan dënimin për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Pas kontrollit të ushtruar, mes ushqimeve është gjetur një sasi lënde narkotike prej 100 gr., e dyshuar cannabis sativa.

Menjëherë, në vijim të veprimeve është arrestuar në flagrancë 62-vjeçarja S. S., me banim në Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.//R-SR///