ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se deri tani 8994 të moshuar të vetmuar në të gjithë Shqipërinë kanë marrë barnat me rimbursim në banesat e tyre.

Manastirliu apelon që “të moshuarit nuk duhet të dalin nga shtëpia. Medikamentet dhe të gjitha shërbimet e nevojshme do t’ua dërgojmë në shtëpi”.

Gjithashtu, ministrja ka bërë thirrje që për çdo pyetje, të kontaktohet në linjën e gjelbër 0800 40 40.

“Telefononi 127 nëse keni shenja klinike apo keni kontaktuar një person të prekur me COVID-19”, apelon ministrja Manastirliu.//R-SR///