/06/04/2020/ Një familje gjermane Jozef dhe Paola bashkë me dy femijët e tyre si dhe një çift nga Franca kanë mbetur të bllokuar në territorin shqiptar prej tre javësh për shkak të mbylljes së kufijve nga situata e krijuar nga koronavirusi. Aktualisht turistët po qendrojnë në rulotat e tyre në afërsi të Zvërnecit në Vlorë.

Jozefi tregon se ndihet shumë mirë në Shqipëri dhe se në Vlorë ka gjetur mikrpritje dhe ndihmë nga njerëzit. Ai thotën se ka kontaktuar me ambasadën gjermane në Shqipëri por për shkak të situatës nga COVID-19 do i u duhet të presin deri në një njoftim të dytë/R-SR//