/24/04/2020// Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Shqipëri për nisjen e muajit të Ramazanit.

Soreca shprehet se uron që muaji i shenjtë i Ramazanit të sjellë sa më shumë lumturi për të gjithë besimtarët myslimanë.

Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:

Gëzuar Ramazanin! Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë lumturi, shëndet dhe forcë për të gjithë besimtarët për të përballur këto kohë të vështira!