/ATSH-AFP/31. Mars// – Numri ditor i të vdekurve nga COVID-19 është regjistruar me rritje sot në Spanjë, me 849 të vdekur, një rekord për vendin që prej fillimit të pandemisë, pas një rënieje të lehtë të regjistruar dje, njoftuan autoritetet.

Në total, 8 189 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vend, i dyti më i prekur pas Italisë.

Rritja e numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, është 9 222 në 24 orë duke arritur në 94 417.

Numri i të prekurve të shëruar është rritur më shumë se 2 000 në ditë duke arritur në 19 259, ndërkohë që 5 607 pacientë i janë nënshtruar përkujdesit intensiv, rreth 324 më shumë në 24 orë.///R-SR//