SARANDE, 06 Maj-Radio “Saranda”// Specialisti i gjelbërimit në bashki Jashar Bello, gjatë një interviste dhënë të mërkurën për Radion “Saranda”  u bëri thirrje disa qytetarëve që kanë vënë dorë mbi lulet dhe bimët dekorative të mbjella rishtaz në qytet, qe të  mos I vjedhin ato

Më mirë na i kërkoni, ne ua japim, pasi, po i vodhët, do të keni penalitete.-tha Bello.

Gjatë viteve të fundit Saranda krahas sfidave urbane dhe përpjekjeve për të shtuar sipërfaqet e  gjelbëruara publike në qytet, po përballet edhe me dukurinë e vjedhjeve të  pemëve dhe luleve dekorativë  të mbjella rishtaz ne hapesirat publike .

Përveçse pasojave në kostot ekonomike për zëvendësimin e   luleve dhe pemëve decorative të vjedhura nga  njerëz me  vetëdije  të diskutueshme, dukuria e përsëritur e vjedhjeve,  sjell edhe imazhin negativ në një qytet që është  një destinacion turistik I preferuar-tha Jashar Bello, i njohur ndryshe edhe si  “arkitekt” i gjelbërimit dekorativ në qytetin bregdetar.// /R-SR ///