/30/04/2020// -Ministrja Besa SHahini ka bërë me dije se në qershor studentët do të kthehen në auditor. Një vendim të tillë, ka thënë Shahini, ka ardhur si pasojë e pabarazisë mes studentëve.

” Nisur nga pabarazia e studenteve vërehet një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Nxorëm sot një urdhër që kërkon marrjen e disa masave për mbylljen e drejtë të vitit akademik.

Për vitet e para dhe të ndërmjetje, provimet dhe riprovimet zhvillohen në tetor të vitit 2020.Është i domosdoshëm minimizimi i klasave. Mësimi online, i cili vazhdon deri në përfundim të orëve. Po përfundohen edhe rregullimet që standardizojnë mësimin online.

Viti akademik do të zgjatet me dy javë dhe viti i ri fillon në nëntor të 2020. Deri më 15 maj univesitetet të dorëzojnë planet e detajuara”, tha Shahini./R-SR///