/09/04/2020//  Kryeministri Edi Rama në një lidhje për emisionin “Open” ka hedhur poshtë akuzat e Lulzim Bashës se tamponët janë bërë nga deputetët dhe zyrtarët e lartë dhe jo për njerëzit që janë në nevojë.

“Kjo është për të ardhur keq.Akuza të tilla janë akuza tragjikomike për një kryetar partie dhe PD. Testet nuk janë ushqime që gllabërohen” – tha Rama.

Kryeministri tha ndër të tjera se rreziku nga koronavirusi ende nuk ka kaluar.

‘Do ishte një gabim nëse do pohoja diçka të tillë” – tha ai.

Ndërkohë kryeministri deklaroi se shifrat e të prekurve me Covid-19 janë nën kurbën që pritej./R-SR//