/SARANDE, 30 mars-Radio “SARANDA”//

Turizmi ne Sartande po kërkon ndihmën e qeverisë për të kaluar situatën e rënduar nga korona Virusi.

Shoqata e Industrisë së Turizmit (STI), me qendër në Sarandë në bashkëpunim edhe me disa shoqata të tjera të kësaj fushe ne Shqipëri ju drejtua me nje letër Kryeministrit Edi Rama , Ministrit të Turizmit Blendi Klosi , Ministrit te Rindërtimit  Arben Ahmetaj dhe kryetarit të bashksië Sarandë, Adrian Gurma.

Kryetari i STI , Arben Cipa theksoi se jane 6 pika konkrete të cilat do të ndihmojnë Industrinë e Turizmit nëse marrin një zbatim të menjhëhershëm për të përballuar këtë emergjencë të pazakontë .

Përfaqësuesit e biznesit turistik sygjerojnë :

1.Të mos aplikohet për këtë kategori tarifa vendore për vitin 2020

2. ,Mos Aplikimin e tatim fitimit per një periudhë 3 mujore

3 .Përgjysmimi I taksës së ndërtesës per këtë vit

4. Subvencionim të pagesave për tre muaj

5. Suport për pagën minimale

6. Shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive për një periudhë 6 mujore . Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit në Sarandë , Arben Cipa theksoi :”Jemi përpara një dileme , a do të kemi sezon turistik dhe nëse do të kemi sa kohë do të jetë këtë vit .Propozimet e mësipërme krijojnë frymëmarrje për qindra dhe mijëra persona që janë të lidhur me turizmin i cili këtë vit pritet të ketë një ulje drastike të kohëzgjatjes dhe sasisë së përpunimit të personave që do të vizitojnë vendin tone” //R-SR//