/ANSA/ – Le të lutemi sot për qeveritarët, shkencëtarët dhe  politikanët, të cilët kanë filluar të studiojnë rrugën e daljes nga pandemia, gjithmonë në favor të njerëzve, gjithmonë në favor të popujve, tha sot papa Françesku, në fillim të meshës së mëngjesit.

”Shpresojmë që fundi i kësaj pandemie të jetë i shpejtë… Zoti ynë, si në jetën tonë personale ashtu edhe në jetën tonë shoqërore, na ndihmo të zgjedhim gjithmonë më të mirën e njerëzve dhe kurrë të mos zbresim në varrin e perëndisë para”’, u lut Ati i Shenjtë.

“Si gjithmonë, kur nuk i shërbejmë Zotit, ne i shërbejmë një zoti tjetër, atij të parasë. Ne e mbajmë mend atë që tha Jezu Krishti: ka dy zotërinj, zoti Zot dhe zoti para dhe ju nuk mund t’u shërbeni të dyve”, theksoi papa.

”Basti ynë do të jetë ose për jetën ose për zotin e parave”, tha papa Françesku.

“Qeveritë duhet të gjejnë rrugët për epokën postvirus, në favor të popujve”, shtoi Ai.