/31 Mars-Radio-SARANDAKa vdekur në moshën 98 vjeçare heroi grek i rezistencës dhe politikani Manolis Glezos, ish deputet ne parlamentin grek.

 

 Glezos mbahet mend  për aktin e tij heroik, së bashku me Lakis Santas në vitin 1941, kur u ngjitjën natën në kodrën e Akropolit në Athinë /për të rrëzuar flamurin nazist, një veprim që i shkaktoi një goditje të fortë simbolike forcave okupuese gjermane

Glezos kërkoi të bashkohej me ushtrinë greke përgjatë frontit shqiptar për të luftuar kundër Italisë në fillim të luftës së dytë botërore, por ai u refuzua sepse ishte i mitur.

 Më mars të vitit 1948, në mes të luftës civile greke, ai u gjykua për bindjet e tij politike dhe u dënua me vdekje disa herë nga qeveria kombëtare e asaj kohe.

Dënimi i tij me vdekje u ul në burgim të përjetshëm në vitin 1950.

Glezos u burgos shumë herë nga gjermanët, italianët dhe më pas nga qeveritë e krahut të djathtë dhe ushtria greke, madje u torturua dhe u vendos në izolim.Në moshën 91 vjeç, heroi i rezistencës u bë gjithashtu anëtari më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Parlamentin Europian në zgjedhjet e 2014-ës.

Duke shkruara sot per vdekjen e Manolis Glezos.sudjuesi Gezim Basha.sot pedagog ne nje nga universitet amerikane nenvizon: “Pushoi se rrahuri zemra e madhe e Manolis Glezos, modeli me i madh moral i Ballkanit dhe krejt Europes se sotme,/ ikone e luftes se paprere per drejtesi sociale. Në skenen politike Greke// Ka qene perhere nje ze i dashur empathie per popullin Shqiptar. 16 nga 98 vitet e tij i ka kaluar në burg politik dhe internim. ///R-SR//