Shtetasit shqiptarë të cilët nuk deklarojnë se kanë qenë në zonat e prekura nga infeksioni COVID-19 dhe nuk vetëkarantinohen për 14 ditë në banesë, gjobiten në masën e 700 mijë lekëve.

Akti normativ miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, në kuadër të situatës së posaçme, të frenimit të përhapjes së koronavirusit në vend, parashikon vetëkarantimin e detyrueshëm për këta shtetas, të cilët tanimë e kanë detyrim ligjor të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, me qëllim mospërhapjen e virusit.

“Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare. Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19. Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm. Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm’, thuhet në aktiv normative. ///