Gazetari Artan Hoxha është shprehur se tashmë po përdoret më shumë metoda e vrasjeve me klering se sa ajo me pagesë, që kërkon infvestim më të madhj.

I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se kjo metodë bën që autorët e rkimit të jenë nga zona që nuk kanë lidhjen e vendin e ngjarjes dhe e vështirëson punën e hetuesve.

Gazetari shtoi se grupe të reja kriminale për të pasur hapësire në treg, acfrohen më një grup tjetër të fuqishëm dhe u bëjnë ‘shërbime’ atyre, duke goditur rivalet e tyre.

“Përveç vrasjeve me pagesë siç ishte ajo e Kastriot Recit që është bërë me snajper në Rreshen, në zhargonin e botës së krimit,  është ajo “rasja me klering” ku një grup kriminal më Shkodër që ka konflik më nje grup rival aty nuk mund ti afrohet kundërshtarit dhe për këtë ai përmes lidhjeve të veta që mund të jetë duke trafikuar në Belgjikë apo diku tjetër, vrasësi mund të jetë nga një grup  nga Vlora, Fieri apo elbasani kërkon një vrasës nga ajo zonë dhe largohhet dhe është e vështirë që të zbulohet. Nëse një grup në Vlorë ka të njëjtin problem atëherë dërgohet një tjetër vrasësh nga shkodra, dhe kjo e bën të vështirë hetimin.  Në Shkodër mina që u vendos në treg, ndaj Lulzim Kullës rezultoi se autorët nuk ishin nga Shkodra, por ishin nga Gramshi, pra nuk ishin vrasës me pagesë, por ishin të paguar. Kur në qarkullim del një grup vrasësish që kryejnë atentate të tjera kontaktohet me to, duhet theksuar se vitet e fundit ka dalë vrasja me klering ku grupet kriminale kërkojnë me pagesë ose jo një gjë të tillë,”– tha hoxha ndër të tjera.