Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se edhe nesër do të vijohet me orarin 05:00-13:00 ndërsa e diela do të jetë e mbyllur për të gjithë.

Rama jep edhe detaje nga lehtësimi i masave që nis PREJ TE HENES.

Ai shkruan se qytetarët do të kenë mundësi të dalin deri në 17:30, ndërsa orari i pazari që ishte një orë, do të bëhet 90 minuta.

Deklaratë nga Edi Rama:

? NESËR ËSHTË DITA E FUNDIT ME FASHËN ORARE DERI NË 13.00?

? NGA NESËR NË 13.00 DERI TË HËNËN NË 05.00 GJITHÇKA DO TË JETË E MBYLLUR DHE TË GJITHË NË SHTËPI?

? NGA E HËNA, FASHA ORARE DO TË ZGJATET DERI 17.30 DHE AUTORIZIMET PËR LEJE-DALJE PËR PAZAR DO TË JENË 90 MINUTA?

Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë??//R-SR//